Policia jep detaje për krimin në Dropull, autori i dënuar më parë për vjedhje! Çifti kishte 5 mln lekë në banesë

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje lidhur me krimin e rëndë të ndodhur më 2 maj në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Çifti i

Maj 5, 2024 - 10:35
 0
Policia jep detaje për krimin në Dropull, autori i dënuar më parë për vjedhje! Çifti kishte 5 mln lekë në banesë

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje lidhur me krimin e rëndë të ndodhur më 2 maj në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Çifti i të moshuarve Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Policia ka zbarhdur ngjarjen dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar të krimit, 69-vjeçarin Thoma Mastora, bashkëfshatar i çiftit.

Sipas policisë konflikti ka qenë për motive të dobëta, ndërsa autori i dyshuar ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Në shtëpinë e çiftit Ilia policia gjeti 5 milionë lekë të reja.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë,. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëparshme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim”, tha policia./vizionplus.tv 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.