Policia jep detajet për atentatin në Tiranë

Policia e Tiranës ka reaguar pas atentatit që iu bë 35-vjeçarit  Zamir Kalemi. Në një njoftim për mediat, policia thotë se i riu

Janar 13, 2024 - 00:11
 0
Policia jep detajet për atentatin në Tiranë

Policia e Tiranës ka reaguar pas atentatit që iu bë 35-vjeçarit  Zamir Kalemi.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Ngjarja ka ndodhur në oën 22:55 minuta tek rrethi i Selitës.

Uniformat blu po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.