Policia kap “mat” 18-vjeçarin që do shiste armë në Sarandë, në pranga edhe bashkëpunëtori

Një 18-vjeçar, i cili dyshohet se do shiste armë në qytetin e Sarandës është arrestuar në flagrancë. Në pranga ka rënë edhe një

Shkurt 20, 2024 - 09:27
 0
Policia kap “mat” 18-vjeçarin që do shiste armë në Sarandë, në pranga edhe bashkëpunëtori

Një 18-vjeçar, i cili dyshohet se do shiste armë në qytetin e Sarandës është arrestuar në flagrancë.

Në pranga ka rënë edhe një 20-vjeçar, i cili dyshoshet se kishte dijeni për ngjarjen.

 

Siç njofton policia, në kuadër të operacionit “Strike” u arrestua shtetasi L. V., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit, i cili në momentin e ndalimit nga Policia udhëtonte me një motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi O. Xh., 20 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se kishin dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasit L. V.

Arma e zjarrit pushkë, municioni luftarak dhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.