Policia kap në flagrancë hajdutin në Vaun e Dejës, momenti kur hyjnë nga dritarja

U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 39-vjeçari. Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të

Shkurt 6, 2024 - 12:28
 0
Policia kap në flagrancë hajdutin në Vaun e Dejës, momenti kur hyjnë nga dritarja

U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 39-vjeçari.

Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri.

 

Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.