Policia merr në mbrojtje kreun e PDK-së. Çfarë dyshohet?

Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt, me rekomandim të Policisë së Kosovës. Arsyet se pse kryetari Krasniqi po ruhet nga policia mbeten të panjohura. Megjithatë, lajmin e ka konfirmuar drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Valmir Klaiqi. “Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme […]

Nëntor 6, 2023 - 20:45
 0
Policia merr në mbrojtje kreun e PDK-së. Çfarë dyshohet?

Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt, me rekomandim të Policisë së Kosovës.

Arsyet se pse kryetari Krasniqi po ruhet nga policia mbeten të panjohura.

Megjithatë, lajmin e ka konfirmuar drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Valmir Klaiqi.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Në media është raportuar se nga policia po ruhet edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Abdixhikun, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.