Policia merr në përdorim makinën luksoze të Trejsi Sejdinit, ishte dhuratë për ditëlindje

Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri të ditur se makinat dhe motorat e sekuestruara nga personazhet e krimit të

Janar 6, 2024 - 12:01
 0
Policia merr në përdorim makinën luksoze të Trejsi Sejdinit, ishte dhuratë për ditëlindje

Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri të ditur se makinat dhe motorat e sekuestruara nga personazhet e krimit të organizuar tashmë nuk do të shiten më në ankande, por do ti kalojnë në përdorim policisë.

Vizionplus.tv mëson se mes makinave luksoze që janë konfiskuar dhe që do i kalojnë në përdorim policisë është edhe mjeti tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e ish-missit shqiptar Trejsi Sejdini. Vlera e makinës luksoze në treg e kalon shifrën e 100 mijë eurove.

Ndonëse automjeti i është nënshtruar procedurave të shitjes, askush nuk ka dalë i gatshëm për ta blerë. Në këto kushte, kjo makinë do t’i kalojë trupës së Policisë Rrugorë.

Kujtojmë se automjeti në fjalë është sekuestruar në shtator të vitit 2019, dhe se nuk ishte në emër të ish-Miss “Univers Albania 2018”, Trejsi Sejdini, por që përdorej nga ajo. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.