Policia ndalon sende të paligjshme para sfidës Shqipëri-Çeki

Teksa nuk na ndajnë shumë orë nga sfida Shqipëri-Çeki, policia ka sekuestruar disa sende të paligjshme që mendohet se do të përdoreshin në stadiumin ‘Air Albania’ nga tifozët. Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. “ Ndërsa dhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e futbollit Shqipëri-Republika Çeke, dua të […] The post Policia ndalon sende të paligjshme para sfidës Shqipëri-Çeki first appeared on JavaNews.al.

Tetor 12, 2023 - 14:45
 0
Policia ndalon sende të paligjshme para sfidës Shqipëri-Çeki

Teksa nuk na ndajnë shumë orë nga sfida Shqipëri-Çeki, policia ka sekuestruar disa sende të paligjshme që mendohet se do të përdoreshin në stadiumin ‘Air Albania’ nga tifozët.

Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“ Ndërsa dhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e futbollit Shqipëri-Republika Çeke, dua të përsëris thirrjen drejtuar tifozëve të heqin dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadiume duhet të marrin fund. Policia e Shtetit ka ndaluar në disa pika kontrolli grupe tifozësh, në zotërim të materialeve të ndaluara. Kujtojmë se UEFA do të ndëshkojë Shqipërinë të luajë pa tifozë, në ndeshjen e fundit në grupe me Ishujt Faroe, në rast se do të përsëriten akte dhune apo do të përdoren lëndë piroteknike. Duhet zbatim i plotë i rregullave të UEFA dhe ndalim të personave përgjegjës të hyjnë në stadiume!”, shkruan në rrjetet sociale Balla.

/f.s

The post Policia ndalon sende të paligjshme para sfidës Shqipëri-Çeki first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.