Policia ndjek 20-vjeçarin e armatosur me kallashnikov në Rrëshen, i riu tenton të arratiset, por neutralizohet

Arrestohet nje 20-vjeçar që posedonte armë zjarrit tip kallashnikov nga policia e Mirdites.   I riu me iniciale, banues në Rrëshen, Mirditë, akuzohet

Tetor 5, 2023 - 12:50
 0
Policia ndjek 20-vjeçarin e armatosur me kallashnikov në Rrëshen, i riu tenton të arratiset, por neutralizohet

Arrestohet nje 20-vjeçar që posedonte armë zjarrit tip kallashnikov nga policia e Mirdites.

 

I riu me iniciale, banues në Rrëshen, Mirditë, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

 

Gjatë operacionit, në Rrëshen, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e këtij shtetasi dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar.

 

Shtetasi Pavlrin Tryci nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, por falë veprimeve të shpejta është kapur nga shërbimet e Policisë.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 27 fishekë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.