Policia, ndjekje si në filma: Hodhi drogën nga makina dhe u largua, 26-vjeçari shqiptar arrestohet pasi kaloi…!

Oficerët e komisariatit të Civitavecchias në Itali, në kuadër të Shërbimit të Kontrollit të Territorit, kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar pasi dyshohej se ai po transportonte drogë me makinën e tij. Gjatë postbllokut, patrulla urdhëroi të ndalonte makinën, e cila u largua pas një manovre të shpejtë. Gjatë ndjekjes, policia ka vënë re se i […]

Shkurt 10, 2024 - 17:58
 0
Policia, ndjekje si në filma: Hodhi drogën nga makina dhe u largua, 26-vjeçari shqiptar arrestohet pasi kaloi…!

Oficerët e komisariatit të Civitavecchias në Itali, në kuadër të Shërbimit të Kontrollit të Territorit, kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar pasi dyshohej se ai po transportonte drogë me makinën e tij.

Gjatë postbllokut, patrulla urdhëroi të ndalonte makinën, e cila u largua pas një manovre të shpejtë. Gjatë ndjekjes, policia ka vënë re se i riu shqiptar teksa po drejtonte makinën, hodhi nga dritarja një çantë shpine dhe një kuti, të cilat u zbuluan menjëherë.

26-vjeçari u kap më pas nga policia falë ndërhyrjes së një patrulle tjetër, ndërsa u zbuluar se brenda çantës së shpinës dhe kutisë, policia gjeti blloqe të shumta kanabisi me peshë totale 2.2 kg.

Sipas mediave italiane, përpos faktit që nuk kishte patentë, atij iu gjetën 5 fishekë të kalibrit 22, të fshehura në një qese të vogël dhe 457 euro cash, të cilat dyshohen si të ardhura nga veprimtaria e paligjshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.