Policia në Kakavijë i sekuestron gjermanit mijëra euro dhe franga të padeklaruara

Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Janë sekuestruar 8390 euro, 12 300 franga zviceriane, 85 000 fiorenta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri. Ndërsa për 69-vjeçarin gjerman që i posedonte ka nisur hetimi në gjendje të lirë. “Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 8390 euro, […]

Prill 9, 2024 - 23:00
 0
Policia në Kakavijë i sekuestron gjermanit mijëra euro dhe franga të padeklaruara

Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Janë sekuestruar 8390 euro, 12 300 franga zviceriane, 85 000 fiorenta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri.

Ndërsa për 69-vjeçarin gjerman që i posedonte ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

“Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 8390 euro, 12 300 franga zvicer ane, 85 000 fiorinta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri, të cilat nuk i kishte deklaruar para autoriteteve doganore.

Furgoni dhe shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi gjerman A. F., 69 vjeç, banues në Greqi”, njoftoi sot policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.