Policia njofton SHISH-in pas aksidentit të makinës ku ndodheshin familjarët e gjyqtares Gjoka

Policia ka kryer të gjitha procedurat pas aksidentit të mbrëmshëm ku u përfshi një makinë e Gardës së Republikës, në të cilën udhëtonte

Dhjetor 23, 2023 - 11:00
 0
Policia njofton SHISH-in pas aksidentit të makinës ku ndodheshin familjarët e gjyqtares Gjoka

Policia ka kryer të gjitha procedurat pas aksidentit të mbrëmshëm ku u përfshi një makinë e Gardës së Republikës, në të cilën udhëtonte djali i gjyqtares e GJKKO-së, Irena Gjoka.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se fill pas aksidentit, duke marrë në konsideratë pozicionin e Gjokës, policia ka njoftuar edhe Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) mbi ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se kjo është një procedurë standard në raste të tilla, dhe tashmë i mbetet SHISH-it për të verifikuar nëse ka dyshime për ngjarje të qëllimshme.

Policia paraprakisht është duke e trajtuar çështjen në kuadër të një aksidenti.

Nisur nga kjo, drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin nuk do të ndiqet penalisht, por do t’i jepet masë administrative.

Ngjarja u raportua mbrëmë nga policia si aksident, por më pas mori vëmendje maksimale të medias për shkak se në makinën e aksidentuar ishte djali i gjyqtares së posaçme.

Irena Gjoka është gjyqtarja që do të vendosë më datë 26 dhjetor nëse Berisha do të lihet në arrest shtëpie apo jo, siç ka kërkuar SPAK pas “lejes” nga Kuvendi.

Deri më tani, në drejtim të Gjokës ka patur mjaft akuza nominale. Avokati i Berishës ka kërkuar largimin e saj nga shqyrtimi i çështjes pasi sipas tij, ndodhet përballë konfliktit të interesit pasi ishte shkarkuar në vitin 1996 nga Berisha. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.