“Policia nuk merrte asnjë masë”/ Dhunohej nga kunati, Mirela: Kam 7 vite procese gjyqësore

Historia e një gruaje të dhunuar ka qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare’. Mirela, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve nga kunati i saj dhe mundimet për sigurimin e një urdhri- mbrojtje. Ajo ka rrëfyer se prej 7 vitesh kërcënohej e dhunohej nga kunati për shkak të pronave. Ndërsa rrëfeu se policia nuk merrte denoncimin […]

Shkurt 22, 2024 - 15:42
 0
“Policia nuk merrte asnjë masë”/ Dhunohej nga kunati, Mirela: Kam 7 vite procese gjyqësore

Historia e një gruaje të dhunuar ka qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare’. Mirela, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve nga kunati i saj dhe mundimet për sigurimin e një urdhri- mbrojtje.

Ajo ka rrëfyer se prej 7 vitesh kërcënohej e dhunohej nga kunati për shkak të pronave. Ndërsa rrëfeu se policia nuk merrte denoncimin e saj nga kunati, Mirela falenderoi avokatit që bëri të mundur vetëm pak muaj më parë që t’i sigurohej urdhri i mbrojtjes.

“Jam me urdhër-mbrojtje nga gjykata. Dhunë në familje, nga vëllai I ish-bashkëshortit të ndjerë.

Kam 7 vite në procese gjyqësore, Flitet për një pronë dhe shtëpi që me vjedhjen e dokumentacionit nga kunati kanë ardhur këto problematika.

Ai vjen çdo herë nga Greqia, i ka pushimet 1 muaj. Unë një muaj sikur jam në ferr. Vjen kërcënon, bën veprime. Ka arritur më ka mbyllur biznesin, më ka ulur qepenat, shkruan shitet. Unë në mëngjes I gjej të mbyllura, bëj denoncim në polici., shkoj atje, por nuk më marrin të më marrin denoncimin. Unë paguaj të gjitha detyrimet. Ata nuk kanë marrë asnjë lloj mase.

Më 2021 jam ulur atje dhe iu thash nuk lëviz që këtu. Unë kam siguruar urdhër-mbrojtje në 2023, falë avokatit”, tha ajo.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.