“Policia, peng për vota”, Haradinaj akuzon Kurtin: Nuk rrit pagat deri në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron një gabim të madh qëndrimin e mazhorancës ndaj rezolutës për Policinë e Kosovës. Ish-kryeministri i kosovës në një intervistë për KosovaPress, e quan sjellje të ulët veprimin e qeverisë aktuale, teksa deklaroi  se rritja e pagës së tyre po mbahet peng deri në zgjedhje, [...]Read More...

Tetor 21, 2023 - 15:10
 0
“Policia, peng për vota”, Haradinaj akuzon Kurtin: Nuk rrit pagat deri në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron një gabim të madh qëndrimin e mazhorancës ndaj rezolutës për Policinë e Kosovës.

Ish-kryeministri i kosovës në një intervistë për KosovaPress, e quan sjellje të ulët veprimin e qeverisë aktuale, teksa deklaroi  se rritja e pagës së tyre po mbahet peng deri në zgjedhje, ‘vetëm sa për t’i siguruar votat’. 

“Sjellja e tyre gabim, është vështirësuar jeta, janë rritur çmimet, ju e dini energjia është rritur dy herë. Çmimet e tjera të jetës janë shtrenjtuar dhe nuk janë rritur pagat. Policët po kanë ngarkesë të madhe, kishin ngarkesë në kohën e pandemisë, pastaj me zhvillimet në veri me orare të gjata. Shumë gabim është mospërkrahja e policisë. Është, po ashtu e ulët të mbahet kështu peng deri pak para zgjedhjeve, që t’ua rrisin para zgjedhjeve sa me iu marrë votat.”

Në seancën e jashtëzakonshme të 19 tetorit, Kuvendi i Kosovës dështoi të hidhte në votim projektrezolutën që kërkon mbështetje urgjente financiare për Policinë e Kosovë, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi nuk ishin prezent deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Teksa ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Parlamenti Evropian, ku u dënua ashpër sulmi terrorist i 24 shtatorit në veri të Kosovës, haradinaj ka kërkuar edhe një komision për hetim ndërkombëtar

“E mirëseardhur është, vërtetë e nevojshme, shpresoj që në Parlament Evropian, do ta votojnë edhe një komision për hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist që ka ndodhur në Kosovë, sulmin në Banjskë. Është një sulm terrorist, formacioni ishte terrorist, Serbia e ka përkrahur apo sponsor i terrorizmit, duhet një hetim ndërkombëtar”

Këtë të enjte, me miratimin e rezolutës nga PE-ja, eurodeputetët kritikuan ashpër politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe e cilësuan atë “të rrezikshme.” Në këtë rezolutë theksohet se autorëtë e sulmit terrorist janë “paraushtarakë serbë të mirëorganizuar në Banjska.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.