Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e javës: 14 shoferë të arrestuar

Shoferë të papërgjegjshëm, por jo vetëm, kanë qenë në shënjestër të Policisë Rrugore gjatë javës që lamë pas. Policia thotë se janë vënë në pranga 14 persona për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo edhe për korrupsion aktiv. Nuk kanë munguar as gjobat për shkelje të ndryshme në trafik. Gjoba […]

Shkurt 11, 2024 - 10:16
 0
Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin e javës: 14 shoferë të arrestuar

Shoferë të papërgjegjshëm, por jo vetëm, kanë qenë në shënjestër të Policisë Rrugore gjatë javës që lamë pas.

Policia thotë se janë vënë në pranga 14 persona për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo edhe për korrupsion aktiv.

Nuk kanë munguar as gjobat për shkelje të ndryshme në trafik. Gjoba kanë marrë edhe këmbësorë që nuk respektojnë kalimin e rrugës në vendin e përcaktuar.

Njoftimi i policisë:

Gjatë javës që lamë pas, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka vijuar punën intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. 

14 persona janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, shkelje të tjera si dhe për korrupsion aktiv.

U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.

84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

8 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacionit dhe detyrime të papaguara.

Mos harroni, siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. Respektoni rregullat dhe mbrojtja e jetëve nis nga ju!

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.