Policia Rrugore në Tiranë nuk fal: Pranga 17 shoferëve në një javë, ja gjobat e vendosura

Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të kryera përgjatë periudhës 21.04.2024 – 27.04.2024, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor. Blutë sqarojnë se 17 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si dhe janë vendosur 11,910 masa administrative. Ndër […]

Prill 28, 2024 - 13:40
 0
Policia Rrugore në Tiranë nuk fal: Pranga 17 shoferëve në një javë, ja gjobat e vendosura

Policia Rrugore ‘me dorë të hekurt’, arrestohen 17

Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të kryera përgjatë periudhës 21.04.2024 – 27.04.2024, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Blutë sqarojnë se 17 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si dhe janë vendosur 11,910 masa administrative.

Ndër të tjera, Rrugorja bën me dije se 8 automjete janë bllokuar.

17 Arrestime dhe procedime penale:

6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

4 persona për drejtim mjeti pa leje.

2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

5 persona u proceduan  për korupsion aktiv.

Masat administrative:

11,910 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,701 në ditë.

43 masa për xhama të zinj.

834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

8409 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

7 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

61 raste për tejkalim shpejtësie.

8 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.