Policia zbulon gënjeshtrën pas 3 vitesh, arreston 54-vjeçarin për aksidentin e rëndë

54-vjeçari me iniciale B.M. është ndaluar për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në vitin 2021, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe makina ka dalë nga rruga. Për pasojë, mbeti i lënduar një pasagjer, i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital. […]

Shkurt 1, 2024 - 12:56
 0
Policia zbulon gënjeshtrën pas 3 vitesh, arreston 54-vjeçarin për aksidentin e rëndë

54-vjeçari me iniciale B.M. është ndaluar për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në vitin 2021, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe makina ka dalë nga rruga.

Për pasojë, mbeti i lënduar një pasagjer, i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital. Policia njofton se 54-vjeçari në atë kohë kishte deklaruar se automjetin e drejtonte viktima dhe jo ai.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, u dokumentua dhe u zbardhën rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.M.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.