“Polish Aid mbështet Shqipërinë”

Ndihma didaktike për fëmijët e verbër dhe ata me dëmtime shikimi, paisje për gastronomi dhe rehabilitim për shtëpitë e kujdesit të drejtuara nga Motrat e Nënë Terezës në Shqipëri, si dhe rinovimi i palestrës në shkollën sportive në Tiranë; janë efekte të realizimit të projekteve të financuara nga fondet e “Polish Aid” (Ndihma Polake) të […]

Janar 16, 2024 - 15:01
 0
“Polish Aid mbështet Shqipërinë”

Ndihma didaktike për fëmijët e verbër dhe ata me dëmtime shikimi, paisje për gastronomi dhe rehabilitim për shtëpitë e kujdesit të drejtuara nga Motrat e Nënë Terezës në Shqipëri, si dhe rinovimi i palestrës në shkollën sportive në Tiranë; janë efekte të realizimit të projekteve të financuara nga fondet e “Polish Aid” (Ndihma Polake) të Ambasadës së Republikës së Polonisë në Tiranë, gjatë vitit 2023. Instituti i nxënësve që nuk shikojnë „Ramazan Kabashi” përbën një rast të veçantë në Tiranë.

Kjo është e vetmja shkollë në Shqipëri, ku marrin mësim fëmijët e verbër dhe me dëmtime shikimi, në moshën 7-15 vjeç. Instituti menaxhohet nga drejtori dhe aktivisti për të drejtat e personave të verbër, Emiliano Lule, i cili është njëkohësisht edhe drejtues i Institutit për të Verbërit VISIUM. Përveç veprimtarisë edukative dhe pedagogjike, ky institut prodhon edhe materiale shkollore në gjuhën shqipe, të përshtatura për personat që kanë humbur shikimin, për të verbërit dhe ata me shikim të dobët. Si rezultat i bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës së Polonisë në Tiranë, shkolla përfitoi pajisje mbështetëse për përgatitjen e materialeve didaktike, të përshtatura për personat me çrregullime të shikimit; ndër të tjera, një ekran profesional për nxënësit me probleme në perceptimin e ngjyrave dhe ata me vështirësi në shikim; si dhe mikrofona për studion e incizimeve, në të cilën krijohen audio-përshkrimet e materialeve shkollore dhe librat audio në gjuhën shqipe.

Në Shqipëri, “Missionaries of Charity”, të njohura gjerësisht si Motrat e Nënë Terezës së Kalkutës, iu ofrojnë ndihmë personave të varfër dhe të përjashtuar, të cilët nuk janë përfshirë në sistemin e kujdesit institucional. Shtëpitë e kujdesit të drejtuara nga Motrat janë një azil për të moshuarit, personat me probleme shëndetësore dhe paaftësi fizike apo mendore. Shtatë shtëpi të kujdesit të përhershëm, me vendndodhje në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Rrëshen dhe Pukë, sigurojnë strehim, ushqim dhe ndihmë rehabilituese. Me financimin nga programi i ”Polish Aid” (Ndihma Polake), shtëpitë e kujdesit në Tiranë, Shkodër dhe Pukë, përfituan pajisje të reja për gastronomi, përfshirë soba me gaz, frigoriferë dhe mobilje të përshtatura për ushqimin e personave të shtrirë në shtrat. Në kuadrin e projektit, u blenë gjithashtu pajisje të reja rehabilituese, të cilat lehtësojnë ndjeshëm mundësinë e lëvizjes të personave që kanë më shumë nevojë.

Në vitin 2023, Tirana ishte Kryeqyteti Evropian i Sportit. Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë vendosi të jepte një kontribut modest në serinë e aktiviteteve sportive, të organizuara nga Bashkia e Tiranës, dhe realizoi projektin e rinovimit të palestrës , në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë. Bashkëpunimi i Ambasadës me Bashkinë e Tiranës mundësoi realizimin e punimeve rinovuese, përfshirë ndërrimin e parketit të palestrës , shtrimin e një laminati të veçantë, si dhe montimin e shkallëve suedeze, gjë që do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe komfortit gjatë ushtrimit të sporteve nga nxënësit e shkollës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.