Politikani palestinez shkon në Bruksel, kërkon ndihmën e BE: Reagoni se po vriten gra e fëmijë të pafajshëm, sanksiononi Netanyahun

Politikani palestinez Riyad Al-Malki i ka kërkuar Bashkimit Europian që të marrë masa ndaj Izraelit dhe të vendoset armëpushim i menjëhershmëm. Riyad Al-Malki

Janar 22, 2024 - 17:36
 0
Politikani palestinez shkon në Bruksel, kërkon ndihmën e BE: Reagoni se po vriten gra e fëmijë të pafajshëm, sanksiononi Netanyahun

Politikani palestinez Riyad Al-Malki i ka kërkuar Bashkimit Europian që të marrë masa ndaj Izraelit dhe të vendoset armëpushim i menjëhershmëm.

Riyad Al-Malki thotë se çdo veprim i vonuar përkthehet në vrasjen e shumë grave dhe fëmijëve të pafajshëm.

Kam ardhur këtu për t’u thënë kolegëve të mi të BE-së se veprimi më i rëndësishëm që duhet të ndërmerret është një armëpushim.

Ne duhet të bëjmë thirrje kolektive për një armëpushim, nuk mund të pranojmë asgjë më pak ose të hezitojmë.

Çdo ditë që tregojmë hezitim vriten njerëz të pafajshëm – gra, fëmijë, të moshuar – dhe kjo është e papranueshme”, tha ai.

Politikani palestinez tha më tej se pret nga BE një dënim të deklaratave të Netanyahut që refuzon zgjidhjen me dy shtete dhe sanksionon kundër kryeministrit izraelit dhe atyre që po shkatërrojnë shanset e paqes në Lindjen e Mesme.

Këto deklarata, politikani palestinez Riyad Al-Malki i bëri gjatë një vizite në Bruksel./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.