Poloni, fermerët futen në grevë, krijojnë 250 bllokada në të gjithë vendin

Fermerët polakë bllokuan rrugët dhe pikat kufitare me Ukrainën të premten, duke filluar një grevë njëmujore. Ata protestojnë për politikat e BE-së , si dhe për mungesën e veprimeve

Shkurt 9, 2024 - 12:27
 0
Poloni, fermerët futen në grevë, krijojnë 250 bllokada në të gjithë vendin

Fermerët polakë bllokuan rrugët dhe pikat kufitare me Ukrainën të premten, duke filluar një grevë njëmujore.

Ata protestojnë për politikat e BE-së , si dhe për mungesën e veprimeve të qeverisë për mbrojtjen e tyre.

Fermerët në Francë, Belgjikë, Portugali, Spanjë, Gjermani dhe Greqi po protestojnë kundër kufizimeve të BE-së që lidhen me ndryshimet klimatik. Sipas tyre, këto rregulla të BE-së rrisin koston e prodhimit dhe nxisin  konkurrencën e pandershme.

Fermerët polakë po ankohen, ndër të tjera, për ndikimin e importeve të lira ushqimore nga Ukraina fqinje.

Rreth 100 fermerë dhe 50 traktorë bllokuan pikën kufitare Medyka, duke parandaluar të gjithë trafikun e automjeteve, tha zëdhënësi i shërbimit kufitar ukrainas Andrii Demchenko.

Mediat polake raportuan se kishte mbi 250 bllokada në të gjithë vendin. Imazhet e transmetuara treguan kolona traktorësh që bllokonin rrugët.

Ministri i Bujqësisë i Polonisë tha se ai i kupton sfidat me të cilat përballen fermerët, por shpreson se protestat mund të organizohen në një mënyrë që do të ishte “më pak e dëmshme për qytetarët”./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.