Polonia në zgjedhje parlamentare, partia “Ligj dhe Drejtësi” është favorite për një mandat të tretë
Polonia po mban sot zgjedhjet parlamentare të cilat do të jenë vendimtare për marrëdhëniet e këtij shteti me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën fqinje.
Polonia po mban sot zgjedhjet parlamentare të cilat do të jenë vendimtare për marrëdhëniet e këtij shteti me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën fqinje.
Populistët E partisë “Ligj dhe Drejtësi” që aktualisht janë në pushtet, janë në kërkim të një mandati të tretë në garë me opozitën e udhëhequr nga ish-kryeministri dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Sondazhet e opinionit publik tregojnë se “Ligj dhe Drejtësi” do të marrë shumicën e votave, por do ta ketë të vështirë arritjen e një koalicioni qeverisës.
Një fitore e tretë e kësaj partie do të mund t’i rrisë tensionet me BE-në dhe Ukrainën dhe do t’i shtojë shqetësimet për lirinë e mediave, të drejtat grave dhe migrantëve.
Fushata e tyre është fokusuar veçanërisht në figurën e Donald Tusk, duke pretenduar se ai është një ushtar i huaj që kërkon të shkatërrojë Poloninë me urdhër të Gjermanisë ose Rusisë.
Tusk, në anën tjetër, u ka thënë mbështetësve në tubimin e fundit se partia rivale ka plane sekrete për t’u larguar nga BE-ja, dhe se kjo forcë, sipas tij, është duke e çuar vendin në drejtim të gabuar.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Rreth 29 milionë banorë kanë të drejtë vote në Polon, vend anëtar në NATO dhe BE.
What's Your Reaction?