Polonia shton kontrollet kufitare me Sllovakinë, shkak emigrantët

Qeveria e Polonisë ka urdhëruar kontrolle më të rrepta në kufirin e vendit me shtetin fqinj, Sllovakinë, për ta frenuar arritjen e shtuar

Shtator 26, 2023 - 13:25
 0
Polonia shton kontrollet kufitare me Sllovakinë, shkak emigrantët

Qeveria e Polonisë ka urdhëruar kontrolle më të rrepta në kufirin e vendit me shtetin fqinj, Sllovakinë, për ta frenuar arritjen e shtuar të emigrantëve.

 

Kjo masë vlen për minibusët, autobusët, furgonët dhe veturat, të cilat dyshohet se bartin emigrantë të jashtëligjshëm, tha të hënën kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, gjatë një fushate zgjedhore në Krasnik.

 

Duke i shtuar kontrollet kufitare, Varshava synon t’i kundërshtojë ata të cilët “po na akuzojnë neve se kemi kufi të pasigurt”, tha politikani konservator nacionalist, duke shtuar se ka qenë shumë mirë e ditur se në të kaluarën emigrantët mbërrinin në Bashkimin Evropian përmes Hungarisë dhe Sllovakisë, e pastaj përmes Polonisë.

 

Sllovakia dhe Polonia ndajnë një vijë kufitare 540 kilometra të gjatë.

 

Të dyja, si vende anëtare të BE-së, janë pjesë e Zonës Shengen për lëvizje të lirë pa viza.

 

Në Zonën Shengen, e cila ka 26 shtete anëtare, njerëzit nuk kontrollohen në pikat kufitare.

 

Megjithatë, në vitet e fundit, disa shtete e kanë shfrytëzuar një përjashtim dhe në disa raste i kanë kthyer kontrollet kufitare.

 

Së fundmi, fqinji i Polonisë, Gjermania, po përballet me trysni për t’i kthyer përkohësisht kontrollet kufitare në kufirin që e ndan me Poloninë dhe Republikën e Çekisë.

 

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, po mban bisedime me këto dy vende për “masa shtesë kufitare”./REL/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.