Porositi vrasjen e bashkëshortes, flet vëllai i Liridonës: I kemi dhënë dy ditë besë familjes së Naim Murselit

  Liridona Ademaj Murseli, 30 vjeç u vra në sy të dy fëmijëve të saj të mitur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Dhjetor 2, 2023 - 10:14
 0
Porositi vrasjen e bashkëshortes, flet vëllai i Liridonës: I kemi dhënë dy ditë besë familjes së Naim Murselit

 

Liridona Ademaj Murseli, 30 vjeç u vra në sy të dy fëmijëve të saj të mitur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

 

Ngjarja tronditi vendin pasi fillimisht u raportua si grabitje, por ditën e djeshme policia arrestoi si të implikuar në krim bashëkshortin e viktimës.

 

Naim Murseli dyshohet se ka paguar 30 mijë euro Gravnit Plavën për t’i vrarë bashkëshorten.

 

Liridonës iu dha lamtumira ditën e djeshme, por familja e saj kërkon zhvarrosjen e trupit pasi dëshirojnë që 30-vjeçarja të prehet në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj.

 

Lexo edhe: Vrasja e Liridonës në sy të fëmijëve, konfiskohet arma me 19 fishekë dhe makina e përdorur në krim

 

“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj për Insajderin..

 

Ai gjtihashtu ka thënë se i kanë dhënë dy ditë besë familjes Murseli.

 

“I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai.

 

Sakaq, policia në raportin e saj 24-orësh bëri me dije se ka gjetur dhe ka konfisktuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur  në krim me 19 fishekë si dhe makinën.

 

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.