Porositi vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murseli del sot para gjykatës, qytetarët paralajmërojnë marshim

Nën dyshim për inskenimin e vrasjes së bashkëshortes, Naim Murseli, së bashku me dy të arrestuarit e tjerë pritet të dalin këtë të

Dhjetor 3, 2023 - 08:57
 0
Porositi vrasjen e bashkëshortes/ Naim Murseli del sot para gjykatës, qytetarët paralajmërojnë marshim

Nën dyshim për inskenimin e vrasjes së bashkëshortes, Naim Murseli, së bashku me dy të arrestuarit e tjerë pritet të dalin këtë të dielë para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Seanca është parashikuar të nisë në ora 09:30.

 

Naim Murseli dyshohet se porositi vrasjen e të shoqes, akt kriminal që u krye nga Granit Plava. Ky i fundit gjithashtu është vënë në pranga dhe sot do të dalë para togave të zeza. Po ashtu, në pranga ka rënë dhe një person i tretë, i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.

 

Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik, ndaj përpara nisjes së seancës gjyqësore është parashikuar edhe një protestë simbolike nga organizata që mbrojnë të drejtat e grave.

 

Liridona Ademaj u ekzekutua me një plumb nga Granit Plava, të cilin kamerat e sigurisë e kanë fiksuar duke u takuar me bashkëshortin e të ndjerës, para se ngjarja të kryhej.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.