Portieri Berisha provoi shijen e kualifikimit në Europian dy herë: Ndjesi fantastike. Sekreti? Grupi!

Shqipëria barazoi 1-1 me Moldavinë, duke marrë kështu biletën për në Euro 2024. Pas takimit për mediat dha mendimin e tij portieri i Kombëtares, Etrit Berisha. “Me të vërtetë një ndjenjë fantastike. Kemi bërë një rrugë të mundimshme. Kemi bërë një gjë fantastike. E dija se do të luaja një tjetër europian. Ambiciet tona kanë […]

Nëntor 17, 2023 - 21:04
 0
Portieri Berisha provoi shijen e kualifikimit në Europian dy herë: Ndjesi fantastike. Sekreti? Grupi!

Shqipëria barazoi 1-1 me Moldavinë, duke marrë kështu biletën për në Euro 2024. Pas takimit për mediat dha mendimin e tij portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.

“Me të vërtetë një ndjenjë fantastike. Kemi bërë një rrugë të mundimshme. Kemi bërë një gjë fantastike. E dija se do të luaja një tjetër europian. Ambiciet tona kanë qenë të kualifikohemi. Rrugëtimi vetëm sa ka filluar dhe duhet të mendojmë për europianin.”

-Më vështirë kualifikimi në 2016 apo 2024?

“Me siguri që rrugëtimi i kampionatit europian tek ai i pari ka qenë më i vështirë. Për të shënuar gol ka qenë më e mundimshme, pasi kishim ekipe të forta përballë. Kurse sot kemi lotjarë që bëjnë diferencën. Por ky kualifikim më i bukur.”

-Cili është sekreti i këtij kualifikimi?

“Sekreti është grupi. Kemi individë dhe lojtarë cilësorë. Kemi trajner që ka ditur ta menaxhojë grupin. Edhe kur kemi qenë në vështirësi kanë bërë diferencën dhe kanë ndryshuar rezultatin.” – Tha ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.