Portieri – goleador, bëhet i dyti në historinë e Champions pas golit në shtesë

Ivan Provedel ka shkruar sot emrin në historinë e Ligës së Kampioneve. Portieri i Lacios u bë protagonist në sfidën kundër Atletiko Madrid, pasi shënoi në minutat shtesë të takimit golin e barazimit 1-1. Pas një asisti perfekt të Luis Albertos, portieri i cili kishte dalë në ndihmë të sulmit, çoi me kokë topin në […]

Shtator 20, 2023 - 09:50
 0
Portieri – goleador, bëhet i dyti në historinë e Champions pas golit në shtesë

Ivan Provedel ka shkruar sot emrin në historinë e Ligës së Kampioneve.

Portieri i Lacios u bë protagonist në sfidën kundër Atletiko Madrid, pasi shënoi në minutat shtesë të takimit golin e barazimit 1-1.

Pas një asisti perfekt të Luis Albertos, portieri i cili kishte dalë në ndihmë të sulmit, çoi me kokë topin në rrjetë duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kështu, ai hyri në histori si portieri i dytë i cili kishte shënuar një gol me kokë në këtë turne.

I pari kishte qenë turku Sinan Bolat në dhjetorin e vitit 2009, kur në shtesën e ndeshjes kishte realizuar me fanellën e Standart Liezh përballë AZ Alkmar, duke siguruar gjithashtu një barazim për skuadrën e tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.