Posedonin drogë, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, nën akuzën e posedimit të drogave të forta, armëve të ftohta dhe sende të kundërligjshme. Sipas asj që njofton policia është arrestuar 36-vjaçari Alkan.M dhe 37-vjeçari Mariglen.M të dy banues në Tiranë. Gjithashtu bëhet e ditur se është bërë […]

Shkurt 15, 2024 - 11:40
 0
Posedonin drogë, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, nën akuzën e posedimit të drogave të forta, armëve të ftohta dhe sende të kundërligjshme.

Sipas asj që njofton policia është arrestuar 36-vjaçari Alkan.M dhe 37-vjeçari Mariglen.M të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu bëhet e ditur se është bërë sekuestrimi i sasive të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shisnin më pas, në zonën e Alliasit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.