Postimet e Ramës për rritjen e numrit të turistëve, Berisha nxin Shqipërinë në mediat italiane: Propagandë, mbi 1 mln shqiptarë kanë ikur, s’ka siguri…!

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur në mediat italiane kryeministrit Edi Rama, i cili dy ditë më parë me anë të një meme në Facebook, tregonte se numri i turistëve italiane drejt Shqipërisë është rritur. Rama ironizonte ardhjen e turistëve italiane në Shqipëri me eksodin e shqiptarëve në 1991. Por për Sali Berishën kjo është […]

Gusht 10, 2023 - 20:20
 0
Postimet e Ramës për rritjen e numrit të turistëve, Berisha nxin Shqipërinë në mediat italiane: Propagandë, mbi 1 mln shqiptarë kanë ikur, s’ka siguri…!

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur në mediat italiane kryeministrit Edi Rama, i cili dy ditë më parë me anë të një meme në Facebook, tregonte se numri i turistëve italiane drejt Shqipërisë është rritur.

Rama ironizonte ardhjen e turistëve italiane në Shqipëri me eksodin e shqiptarëve në 1991.

Por për Sali Berishën kjo është vetëm një propagandë, pasi statistikat tregojnë se nga viti 2014-2022 kanë ikur mbi 1 milion shqiptarë.

“Postimi i Ramës është vetëm propagandë sepse shqiptarët po largohen. Nga viti 2014-2022 sipas eurostat, mbi 1 milion shqiptar janë larguar nga Shqipëria për shkak të regjimit të Ramës.

Padyshim fluksi turistik drejtë Shqipërisë është rritur, por pasiguria, korrupsioni dhe varfëria shumë e lartë po shkretojnë vendin dhe detyrojnë shqiptarët të largohen prej tij”, tha Berisha per agjensinë Adnkronos të publikuar edhe nga Corriere de la sera Online./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.