Postimi ironik i portierit shkakton kaos, vijnë edhe kanosje me vdekje

Kamil Grabara, portieri i Kopenhagës, është njëndër ata që janë përgjegjës për sfidën e Ligën e Kampionëve ndaj Gallatasaraj. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, me Grabara që pësoi dy gola në dy minuta, në minutën e 86-të dhe të 88-të, duke i dhënë mundësi klubit turk gati të bëjë përmbysjen e pabesueshme të plotë. Pas […]

Shtator 22, 2023 - 14:35
 0
Postimi ironik i portierit shkakton kaos, vijnë edhe kanosje me vdekje

Kamil Grabara, portieri i Kopenhagës, është njëndër ata që janë përgjegjës për sfidën e Ligën e Kampionëve ndaj Gallatasaraj. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, me Grabara që pësoi dy gola në dy minuta, në minutën e 86-të dhe të 88-të, duke i dhënë mundësi klubit turk gati të bëjë përmbysjen e pabesueshme të plotë.

Pas ndeshjes, portieri shprehu të gjithë zhgënjimin e tij në rrjetet sociale, duke arritur deri aty sa ofendoi Galatasaraj-in, gjë që shpërtheu zemërimin e tifozëve turq. Pas barazimit mes Kopenhagës dhe skuadrës turke, Grabara ka publikuar një foto në Instagram.

“Ne i meritonim tri pikët në atë vrimë miu, por jeta është e tillë, le të vazhdojmë”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të Gallatasaraj-it të cilët kanë pushtuar me komente postimin në fjalë, duke e detyruar portierin të bllokojë komentet dhe të ndryshojë fjalinë.

Në fund portieri ka ndryshuar tekstin dhe ka shkruar: “I merituam tri pikët nga kjo ndeshje e ndyrë”.

Megjithatë ky redaktim nuk mjaftoi për ta qetësuar zemërimin e tifozëve turq, të cilët pushtuan postimet e tjera të tij me ofendime, sharje dhe kërcënime. Jo vetëm kaq, gruaja e portierit raportoi në rrjetet sociale se kishte marrë mbi 300 mesazhe kërcënimi me vdekje nga tifozët e Gallatasaraj-it.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.