“Pozitive që po mbrohen”/ Dy prokurore shënjestra të bandës së Haxhiut, Hajdari: SPAK është imun ndaj politikës, qeshin kur kërcënojnë

Pas lajmit se dy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut, diskutimet kanë qenë të ‘nxehta’ mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë. I ftuar në Kontrast, me moderatorët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga, ish prokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari u […]

Tetor 2, 2023 - 19:30
 0
“Pozitive që po mbrohen”/ Dy prokurore shënjestra të bandës së Haxhiut, Hajdari: SPAK është imun ndaj politikës, qeshin kur kërcënojnë

Pas lajmit se dy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut, diskutimet kanë qenë të ‘nxehta’ mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.

I ftuar në Kontrast, me moderatorët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga, ish prokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari u shpreh se takimi i sotëm i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ishte shumë pozitiv në kudër të ‘pazmores’ që tashmë do të kenë gjyqtarët e prokurorët nga kërcënimet e jashtëm.

“Në kuptimin e kërcënimit nuk ndryshon gjë. Ne kemi patur edhe më parë raste të tjera. Ndërkohë ajo e gjyqtarit Konomi është ende e pazbardhur. Krimi është gjithë kohën vigjilent dhe kërkon të hetojë. Takimi i sotëm është për t’u përshëndet, sepse Balla përpos se ka marrë përgjegjësitë e mbrojtjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve, e ka ngritur këtë në nivel institucional.”-tha Hajdari.

Pyetje: Sa ndikon një lajm i tillë?

“Prokurorët janë njerëz që punojnë me risk, po ashtu edhe policët. Kjo është lufta, e rëndësishme është që shteti të bëjë detyrën dhe t’i mbrojë. Ose me njerëz dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete dhe të jemi vigjilent. Por gjithsesi, momenti është i tillë që, e gjithë trupa e prokurorëve dhe familjarët e tyre, do merren në mbrojtje fizike dhe do të bëhet ligj.”- tha Hajdari.

Nga ana tjetër, Hajdari vlerësoi punën e SPAK e më konkretisht Dumanin.

“Ishte e bukur që drejtuesi nuk ishte, nuk ka lejuar kamerat, por u përgjigj të gjtiha pyetjeve. U kënaqa me përgjigjet që ka dhënë dhe tregon që SPAK po punon 36 gradë. Kanë filluar peshqit e mëdhenj të goditen.”- tha ai.

I pyetur nëse SPAK është imun nga çdo kërcënim i jashtëm, Hajdari tha se vetë SPAK është një institucion që e pengon influencën politike, mediatike apo edhe nga eksponentët e krimit ndërsa me shtoi se prokurorët kur kërcënohen e marrin edhe me humor.

“Politikanët që mendojnë se mund të bien viktimë, të jesh i bindur që nuk lënë rrugë pa përdorur. Që në media, e deri te haberet që shkojnë. Mesazhe, lidhje shoqërore etj. Problemi është se zyrtarët e lartë kanë armë nëpër duar po s’kanë fishekë, s’kanë municion. Sepse ai është një ishull jo vetëm nga ne. Kanë shitur sovranitet, ata janë të monitoruar.

Kjo i krijon qetësi prokurorëve. Ata kur kërcënohen, ata qeshin, edhe të duash s’i kërcënon dot.

Ai merret në ndjekje penale etj.”- tha ai.

“Kurre mos harro” është megaoperacioni që çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh. Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.