Prag kolapsi/ Banka Botërore sugjeron rishikimin e skemës së pensioneve

Prej vitesh flitet për skemë pensionesh në prag të kolapsit. Banka Botërore ka një formulë që do të shmangte cenimin e “mirëqenies së të moshuarve në të ardhmen.” Ajo parashikon rishikimin e moshës së përgjithshme dhe asaj të parakohshme të daljes në pension, indeksimin e diferencuar, rritjen e fondit të kontributeve shoqërore dhe plotësim të […]

Shkurt 2, 2024 - 17:08
 0
Prag kolapsi/ Banka Botërore sugjeron rishikimin e skemës së pensioneve

Prej vitesh flitet për skemë pensionesh në prag të kolapsit. Banka Botërore ka një formulë që do të shmangte cenimin e “mirëqenies së të moshuarve në të ardhmen.”

Ajo parashikon rishikimin e moshës së përgjithshme dhe asaj të parakohshme të daljes në pension, indeksimin e diferencuar, rritjen e fondit të kontributeve shoqërore dhe plotësim të pagesës së sigurimeve për të punësuarit me paga minimale e deri në mesatare.

“Në fakt, skemën me rritje të diferencuar të pensioneve e kemi përdorur në vitet 2006-2011. Sot për sot ne nuk mund të pretendojmë për rritje të moshës së pensionit. Sot ne kemi moshën më të lartë të daljes në pension në Europë. Nëse do të zgjidhet kjo formulë, më mirë skema të lihet kështu siç është”, u shpreh Ramadan Kondi, njohës i sistemit të pensioneve.

Bashkë me këto ndryshime, Banka Botërore kërkon luftë më të fortë ndaj informalitetit, zgjerim të punësimit veçanërisht te gratë dhe zhvillimin e arsimit profesional. Një tjetër element është politika e rritjes së pagave të vijojë përtej administratës publike.

“Në vitin 2015, kur u reformua skema e pensioneve, vetë institucionet shtetërore bënë një punë të mirë në luftën ndaj fenomeneve negative, përfshirë informalitetin. Kjo ndikoi në shtimin e ndërgjegjësimit dhe rritjen e kontributeve. Por dalëngadalë gjithçka u zbut dhe ndaj po ndodh kjo situatë”, tha Kondi.

Banka Botërore, bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë duke ndihmuar Ministrinë e Financave për të rishikuar skemën e pensioneve. Ndryshimet pritet të reflektohen në sistemin e pensioneve në vjeshtë, pasi të kenë dalë edhe rezultatet e Censit të popullsisë dhe banesave.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.