Prag-tragjedie/ Gomonia me 11 turistë rrezikon të mbytet në ujërat e Vlorës, ndërhyn policia kufitare e roja bregdetare

Policia kufitare dhe roja bregdetare i kanë ardhur në ndihmë një gomoneje me 11 persona në bord. Gomonia ka qenë duke ardhur për në portin e Vlorës, por një defekt në motor ka bërë që mjeti lundrues të rrezikoj për shkak dhe të detit me dallgë. Gazetari Mikel Marsi raporton për Top Channel se policia […]

Maj 1, 2024 - 17:00
 0
Prag-tragjedie/ Gomonia me 11 turistë rrezikon të mbytet në ujërat e Vlorës, ndërhyn policia kufitare e roja bregdetare

Policia kufitare dhe roja bregdetare i kanë ardhur në ndihmë një gomoneje me 11 persona në bord.

Gomonia ka qenë duke ardhur për në portin e Vlorës, por një defekt në motor ka bërë që mjeti lundrues të rrezikoj për shkak dhe të detit me dallgë.

Gazetari Mikel Marsi raporton për Top Channel se policia kufitare ka bërë të mundur tërheqjen e gomones me 11 pushues në bord dhe duke i sjellë në kalatat e portit te Vlorës.

Asnjë pushues nuk ka pësuar lëndime.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.