Prag tragjedie në Kosovë, shpërthen sistemi i gazit në Lipjan, ka të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të sistemit të gazit të ngrohjes në një shtëpi në Lipjan të Kosovës. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa nuk ndodhen në rrezik për jetën. Lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar në polici një person, ndërsa pas marrjes në pyetje, ai është lënë i […]

Shtator 6, 2023 - 11:14
 0
Prag tragjedie në Kosovë, shpërthen sistemi i gazit në Lipjan, ka të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të sistemit të gazit të ngrohjes në një shtëpi në Lipjan të Kosovës. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa nuk ndodhen në rrezik për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar në polici një person, ndërsa pas marrjes në pyetje, ai është lënë i lirë. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Lipjan 05.09.2023 – 07:40. Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura në shtëpinë e viktimës në një fshat në Lipjan kishte shpërthyer sistemi me gaz i ngrohjes. Si pasoj e shpërthimit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat kosovarë (bashkëshort), të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar mashkull kosovar është shoqëruar në polici dhe i njëjti pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”.

Njoftimi i policisë së Kosovës

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.