Pranga fermerit në Belsh; cigarja e tij dogji sipërfaqe të mëdha me pemë e pyje

Një fermer u arrestua në një fshat të Belshit pasi akuzohet per zjarrvenie. Ai ndezi zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë

Gusht 27, 2023 - 09:49
 0
Pranga fermerit në Belsh; cigarja e tij dogji sipërfaqe të mëdha me pemë e pyje

Një fermer u arrestua në një fshat të Belshit pasi akuzohet per zjarrvenie. Ai ndezi zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë u dogjën një sipërfaqe e pyllit në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Policia e Cërrikut në bashkëpunim me ate te Belshit, pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin Lisaj, njësia administrative Kajan, kanë shkuar menjëherë në zonë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për arrestimin e autorit/ëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti zjarrvënieje, shtetasit K. L., banues në Belsh.

Ky shtetas, dyshohet se për shkak se ka hedhur një cigare të ndezur, ka aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.