Prangosen 2 shqiptarë që punonin në “shtëpi bari” në Belgjikë
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Belgjikë, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Mediat e huaja bëjnë me dije
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Belgjikë, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.
Mediat e huaja bëjnë me dije se të arrestuarit janë një 25-vjeçar dhe një 38-vjeçar, të cilët ranë në gjurmët e policisë belge në fundjavë. Në makinën e dy shqiptarëve u gjet një çantë me lëndë narkotike.
Pas kontrolleve të imtësishme të efektivëve në mjetin e tyre dhe në banesën ku jetonin, rezultoi se dy shqiptarët punonin në shtëpi bari në Belgjikë.
Policia gjeti gjithashtu edhe shtëpinë e barit ku ishin punësuar dy të arrestuarit, në të cilën u gjetën mbi 1 mijë bimë kanabisi./vizionplus.tv.
What's Your Reaction?