Prangoset adoleshenti në Durrës, policia i gjen në çantë 4 mijë fara kanabisi

Një 17-vjeçar u arrestua në Durrës, pasi akuzohet për transport të farave të kanabisit. Uniformat blu bëjnë me se dije gjatë ndalimit të

Mars 13, 2024 - 10:45
 0
Prangoset adoleshenti në Durrës, policia i gjen në çantë 4 mijë fara kanabisi

Një 17-vjeçar u arrestua në Durrës, pasi akuzohet për transport të farave të kanabisit.

Uniformat blu bëjnë me se dije gjatë ndalimit të adoleshentit, efektivët gjetën në çantën e 17-vjeçarit 4 mijë fara kanabisi. Arrestimi i 17-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit policor “Furnizuesi”.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/ Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Tempulli 2”, u finalizua me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Furnizuesi”.

Sekuestrohen sasi farash të dyshuara narkotike kanabisi, (4000 fara), vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për një shtetas i cili transportonte fara kanabisi, me qëllim shitjen kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Furnizuesi”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi farash të dyshuara narkotike kanabis (4000 fara).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.