Prangoset autori që plagosi me thikë dy persona në Gjirokastër

Gjirokastër- Gjatë një konflikti të çastit, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari. Menjëherë pas njoftimit, mbrëmjen

Maj 21, 2024 - 11:30
 0
Prangoset  autori që plagosi me thikë  dy persona në Gjirokastër

Gjirokastër- Gjatë një konflikti të çastit, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit, mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Gjirokastër nisi hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasin/t përgjegjës, si dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 45 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit E. B., 40 vjeç dhe F. D., 37 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/vizionplus,tv.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.