Prapaskenat tek PSG, Mbappe kërkoi largimin e Neymar: Nuk ka vend për të dy në skuadër

Neymar do të largohet në drejtim të Arabisë Saudite teksa pritet të bashkohet së shpejti me skuadrën e Al Hilalit pasi palët kanë arritur akordin mes tyre. “L’Equipe” raporton se braziliani u informua nga drejtuesit e klubit se nuk është më i dëshiruar dhe se shkaku ka qenë shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappe. […]

Gusht 15, 2023 - 11:05
 0
Prapaskenat tek PSG, Mbappe kërkoi largimin e Neymar: Nuk ka vend për të dy në skuadër

Neymar do të largohet në drejtim të Arabisë Saudite teksa pritet të bashkohet së shpejti me skuadrën e Al Hilalit pasi palët kanë arritur akordin mes tyre.

“L’Equipe” raporton se braziliani u informua nga drejtuesit e klubit se nuk është më i dëshiruar dhe se shkaku ka qenë shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappe.

Një media braziliane më pas e ka shpërndarë në profilin e saj teksa shkruan se ylli francez kërkoi largimin e sulmuesit brazilian. Ky i fundit ka pëlqyer postimin duke nxitur spekulimet që ky lajm është i vërtetë.

“Verën e kaluar, Mbappe ia bëri të qartë drejtuesve të PSG-së se nuk ka vend për të dhe Neymar në të njëjtën skuadër”,- thuhet në postim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.