P*rdhunuan 31-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor, gjykata merr vendimin për dy të dyshuarit

Gjykata e Elbasanit ka vendosur arrest shtepie për R. B. dhe burg pa afat për B. J. Ata akuzohen për përdhunimin e një

Prill 19, 2024 - 12:35
 0
P*rdhunuan 31-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor, gjykata merr vendimin për dy të dyshuarit

Gjykata e Elbasanit ka vendosur arrest shtepie për R. B. dhe burg pa afat për B. J. Ata akuzohen për përdhunimin e një 31 vjeçari me probleme mendore.

Shtetasi B.J. para oficereve të policisë ka deklaruar se e kane zhveshur 31 vjeçarin. Ndërkohë mbrojtja e shtetasit R.B. ka paraqitur alibinë, sipas së cilës personi i dyshuar nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën kur pretendohet nga akuza.

Pritet që alibia të cilën mbrojtja e pretendon se e ka të dokumentuar me pamje filmike të vërtetohet nga hetimet e organit të akuzës.

Denoncimi për përdhunimin e 31 vjeçarit u bë nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit që dy të akuzuarit punonin si roje.

Herë herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti. Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31 vjeçarit me probleme të shëndetit mendor. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të vërtetojnë kush janë autorët. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.