Prej 6 ditësh në koma! Nis tentativa për ta zgjuar avokatin Mëngjesi, çfarë tregoi skaneri

Avokati Sokol Mëngjesi ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Pas skanerit të kryer, mëngjesin e sotëm, mjekët vënë re një gjendje të përmirësuar edhe pse ende ndodhet në koma. Shefi i Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës, Fatos Olldashi, thotë për A2 CNN se ditën e sotme do të provohet zgjimi i avokatit për […]

Qeshor 3, 2024 - 11:40
 0
Prej 6 ditësh në koma! Nis tentativa për ta zgjuar avokatin Mëngjesi, çfarë tregoi skaneri

Avokati Sokol Mëngjesi ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Pas skanerit të kryer, mëngjesin e sotëm, mjekët vënë re një gjendje të përmirësuar edhe pse ende ndodhet në koma.

Shefi i Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës, Fatos Olldashi, thotë për A2 CNN se ditën e sotme do të provohet zgjimi i avokatit për t’u nxjerre nga gjendja e komës.

Avokati u dhunua, mëngjesin e së mërkurës së 29 majit, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rënduar.

Policia tha se sulmi ndaj avokatit ka ndodhur për shkak të detyrës. Një nga autorët e sulmit ndaj tij u vetëdorëzua, ndërsa u shpallën në kërkim 3 autorët e tjerë të dhunës.

Dy ditë më parë, gjykata e Tiranës la në burg Dritan Nanon, i cili u arrestua si organizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, si edhe Dorian Alian, një nga agresorët e sulmit ndaj avokatit.

Edhe për 3 agresorët e tjerët që janë në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, është caktuar masa “arrest me burg” në mungesë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.