Prej gati 4 orësh në “luftë” me flakët, zjarri në Shkodër “përpin” 5 banesa dhe tregun. 3 persona përfundojnë në spital

Një zjarr i madh përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër pasditen e kësaj të premteje, rreth orës 19:00. Prej gati 4

Qeshor 14, 2024 - 23:30
 0
Prej gati 4 orësh në “luftë” me flakët, zjarri në Shkodër “përpin” 5 banesa dhe tregun. 3 persona përfundojnë në spital

Një zjarr i madh përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër pasditen e kësaj të premteje, rreth orës 19:00. Prej gati 4 orësh, zjarrëfikësit janë në “luftë” me flakët, të cilat ende nuk janë vënë nën kontroll të plotë.

Flakët u përhapën gradualisht duke shkrumbuar jo vetëm 25 njësitë tregtare që ishin brenda tregut, por edhe pesë banesa afër zonës.

Banorët u përfshinë nga paniku dhe nisën të ndihmojnë njëri-tjetrin të shpëtojnë nga zjarri, derisa mbërritën zjarrfikësit dhe forcat e emergjencës.

Nga flakët një banore e zonës dhe dy zjarrëfikës kanë shfaqur probleme si pasojë e zjarrit dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci u shpreh se grupet e punës do të zbresin në terren dhe do të bëjnë të munduar edhe vlerësimin e dëmeve.

Është një luftë e vërtetë prej një orë e gjysëm. Tani nuk ka më rrezik. Ka dë2me materiale por jo në njerëz. Situata ka qenë e rëndë. Kjo situatë, kur zjarrëfikësit nuk kishin mundësi të futeshin, gjithë kjo katrahurë urbanistike ka qenë një shqetësim i madh. Duhet të tregohemi të kujdesshëm se si do të veprojmë. Lajmi i mirë është që nuk kemi dëme në njerëz dhe situata është nën kontroll.

Do e shqytrojmë situatën, do vijnë grupet e kontrollit në terren. Organizimi ka qenë i mirë dhe kanë marrë situatën shpejt nën kontroll, pavarësisht se zjarri ka qenë i përmasave jashtëzakonisht të mëdha”, tha kryebashkiaku Benet Beci.

Prej përhapjes së flakëve dhe përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe ekipet nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Ndërsa puna për vënien nën kontroll të plotë të flakëve vijon me hedhjen e ujit nga ajri.

Në terren janë edhe 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës dhe 1 helikopter i ushtrisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.