Preken nga tatimi/ Guidat turistike dhe veterinerët paralajmërojnë rritje çmimesh

Nëse deri një vit më parë operuan lirisht pa asnjë taksë, tashmë edhe guidat turistike do të detyrohen të përfshihen në tatimin progresiv të profesioneve të lira. Ergys Vladi, është një prej qytetarëve që do të preket nga ky tatim. Profesionin e guidës turistike e ka zgjedhur si një mundësi për mos t’u larguar nga […]

Janar 16, 2024 - 14:26
 0
Preken nga tatimi/ Guidat turistike dhe veterinerët paralajmërojnë rritje çmimesh

Nëse deri një vit më parë operuan lirisht pa asnjë taksë, tashmë edhe guidat turistike do të detyrohen të përfshihen në tatimin progresiv të profesioneve të lira.

Ergys Vladi, është një prej qytetarëve që do të preket nga ky tatim. Profesionin e guidës turistike e ka zgjedhur si një mundësi për mos t’u larguar nga vendi, por një tatim të tillë, e konsideron pengesë në zhvillimin e biznesit të tij.

Nëse Ergysi realizon të ardhura vjetore deri në 20 milionë lekë deri në fund të 2024 dhe shpenzime të zbritshme deri në 30%, ai do të derdh në arkën e “tatimeve” në fund të vitit plot 3.2 milionë lekë.

Nuk e prisnim por është një masë e cila duhet parë. Sistemi i tatimit do ndikojë në zhvillimin e biznesit.

Teksa numri i guidave është shtuar së fundmi me zhvillimin e turizmit, Ergysi thotë se zbatimi i këtij tatimi do të nxis informalitetin në këtë sektor.

Fakti që është shtuar do rris shumë informalitetin. Nëse flasim për 50 kompani që ofrojnë një tur, 10 do deklarojnë 40 do punojnë ilegalisht. Mendoj që ata që shtojnë tatimin të kishin menduar mirë dhe faktin e krijimit të një agjencie mbikëqyrëse.

Në listën e ndarë në 26 aktivitete të kategorizuara në 169 profesione, përfshihen dhe veterinerët. Përfshirjen e këtij profesioni në skemën e tatimit, veterinerët e konsiderojnë të papërballueshme nga ana e tyre.

Shumica  e veterinerëve operojnë përmes farmacive veterinare dhe përmes ilaçeve që shesin dhe ofrojnë dhe shërbimin e mjekimit. Sigurisht një tatim prej 23% do i prekte se do të shtojnë tarifën mbi fermerin.

Nevoja për mbulimin e të gjithë territorit është të paktën 2000 veterinerë aktivë, aktualisht në vendin tonë numërohen në total 1120 mjekë veterinerë. Sipas veterinerit Mersini ky profesion duhet parë me prioritet.

Ka disa zgjidhje, Mund të ketë subvencione të ndryshme ndaj veterinerëve se shkojnë në fund të ditës si subvencione ndaj fermerit. Duhet t‘i ndihmojmë në mënyrë që të shtojmë prodhimin vendas. Në këtë formë japim një mirëqenie për fermat tona.

Të gjendur përballë këtij tatimi që në 1 janar 2024, profesionet e lira lajmërojnë një rritje çmimesh.

Kjo do ndikojë edhe te çmimi. Në rast se një turist nga Suedia ka paguar një tarifë 7 mijë euro normalisht që do ketë një çmim më të lartë se do shtojmë dhe ne çmimet”, tha Ergys Vladi.

Prekemi ne në fund se fermeri do rrisi çmimet e produkteve dhe shkon në zinxhir problem”, u shpreh Kujtim Mersini.

Në 2023 qeveria deklaroi se ndërmarrja  e këtyre ndryshimeve do të kryhen për t’u dhënë fund deformimeve që i janë bërë sistemit fiskal, ku të punësuar që trajtohen me taksë progresive kanë dalë nga listë pagesat, duke u regjistruar si të vetëpunësuar.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.