“Premtimet nuk harrohen”, projektligji për amnistinë penale gati për në Parlament

Ministria e Drejtësisë ka bërë gati projektligjin për amnistinë penale. Ministri Ulsi Manja publikoi mëngjesin e së enjtes një foto në të cilën shihet duke mbajtur draftin e amnistisë në dorë. Kujtojmë se amnistia në institucionet e vuajtjes së dënimit ishte një premtim që u bë para zgjedhjeve të pranverës, por u ndërpre pikërisht prej […]

Gusht 31, 2023 - 10:34
 0
“Premtimet nuk harrohen”, projektligji për amnistinë penale gati për në Parlament

Ministria e Drejtësisë ka bërë gati projektligjin për amnistinë penale. Ministri Ulsi Manja publikoi mëngjesin e së enjtes një foto në të cilën shihet duke mbajtur draftin e amnistisë në dorë.

Kujtojmë se amnistia në institucionet e vuajtjes së dënimit ishte një premtim që u bë para zgjedhjeve të pranverës, por u ndërpre pikërisht prej proceseve elektorale në mënyrë që të mos kishte ndikim, sipas asaj që ka deklaruar qeveria.

Në fund të majit, Manja deklaroi para gazetarëve për ngritjen e një grupi pune në Drejtorinë e Burgjeve dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Nga amnistia, do të mund të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë të burgosurit që do t’i që plotësojnë kriteret e vendosura në ligj.

Dhënia e amnistisë, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.