Premtimi i Mitsotakis/ Zelensky: Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16

Presidenti i Ukrainës ka bërë me dije se Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16. “Sot kemi një arritje të rëndësishme për aviacionin. Greqia do të marrë pjesë në stërvitjen e pilotëve tanë në F-16. Faleminderit për këtë ofertë”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp në Athinë me kryeministrin grek […]

Gusht 21, 2023 - 21:25
 0
Premtimi i Mitsotakis/ Zelensky: Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16

Presidenti i Ukrainës ka bërë me dije se Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16.

“Sot kemi një arritje të rëndësishme për aviacionin. Greqia do të marrë pjesë në stërvitjen e pilotëve tanë në F-16. Faleminderit për këtë ofertë”.

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp në Athinë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, siç raporton RBC Ukraine.

“Sot diskutuam tema të ndryshme prioritare me kryeministrin grek E informova për situatën në fushën e betejës, sulmet nga terroristët rusë dhe mundësitë tona për të rivendosur sigurinë globale dhe integritetin territorial të shtetit tonë”, tha Zelensky./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.