Presidenca e Shqipërisë në KS/ Ministri Hasani: Duhet të bëjmë më shumë, më mirë e më shpejt. S’duhet t’i lemë ‘në baltë njerëzit…!

Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka deklaruar për mediat para nisjes së Debatit të Hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Hasani deklaroi se bota po përballet me një nivel të paprecedentë nevojash humanitare, ndërsa shtoi se në një situatë humanitare kaq komplekse, bashkëpunimi me sektorin privat është bërë jetik. Ai shtoi se […]

Shtator 14, 2023 - 16:15
 0
Presidenca e Shqipërisë në KS/ Ministri Hasani: Duhet të bëjmë më shumë, më mirë e më shpejt. S’duhet t’i lemë ‘në baltë njerëzit…!

Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka deklaruar për mediat para nisjes së Debatit të Hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Hasani deklaroi se bota po përballet me një nivel të paprecedentë nevojash humanitare, ndërsa shtoi se në një situatë humanitare kaq komplekse, bashkëpunimi me sektorin privat është bërë jetik.

Ai shtoi se Debati i Hapur synon forcojë rolin e këtij sektori dhe të shfrytëzojë potencialin e tyre.

Deklarata e plotë:

Sot, në cilësinë e Presidencës së Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, Shqipëria organizon një Debat të Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat”.

Do të jetë kënaqësi dhe nder të kryesoj këtë mbledhje, e para e Këshillit të Sigurimit për këtë çështje. Kjo ndodh për një arsye madhore: bota po përballet me një nivel të paprecedentë nevojash humanitare të nxitura nga shumë faktorë, duke përfshirë varfërinë, paqëndrueshmërinë, konfliktin dhe ndryshimet klimatike.

Pavarësisht angazhimit dhe bujarisë së vazhdueshme nga një sërë donatorësh besnikë, përvoja ka treguar se miliona njerëz, në pjesë të ndryshme të botës, mbeten ende pa mbështetjen e duhur.

Raportet tregojnë se rreth 300 milionë njerëz janë në nevojë të madhe dhe shumë prej tyre zgjohen duke mos ditur nëse dhe kur do të hanë vaktin e tyre të ardhshëm.

Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i lemë ata ‘në baltë’.

Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt.

Prandaj, në një situatë humanitare kaq komplekse dhe gjithnjë në zhvillim, bashkëpunimi me sektorin privat është bërë jetik. Nuk është një opsion; është një domosdoshmëri!

Jemi të mendimit se sektori privat mund të sjellë burime shtesë, por edhe ekspertizë, teknologji, kërkim dhe zhvillim, si dhe aftësi operacionale për të arritur një reagim ndërkombëtar më efektiv dhe më produktiv.

Ky Debat i Hapur synon të identifikojë rrugët/mënyrat për të forcuar rolin e sektorit privat dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre, në operacionet e reagimit; të avancojë zgjidhjet e partneritetit publik-privat për t’iu përgjigjur nevojave emergjente dhe në këtë mënyrë, të promovojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Për këtë qëllim, gjatë dy viteve të fundit, së bashku me vende dhe partnerë të tjerë, të njëmendtë, ne kemi punuar për të eksploruar potencialin e pashfrytëzuar dhe burimet e disponueshme.

Është kënaqësi për ne, t’ju njoftojmë mbi krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat, si një organ koordinues për t’iu përgjigjur krizave humanitare që do të shërbejë si një pikë unike hyrëse për sektorin privat në arkitekturën humanitare, përfshirë OKB-në.

Nëpërmjet Aleancës, ne synojmë të angazhojmë korporata dhe filantropi, së bashku me agjencitë kryesore të OKB-së dhe shoqërinë civile, për të shënuar dhe mbledhur të gjithë përshtypjet dhe komentet mbi boshllëqet kryesore dhe fushat për përmirësim në reagimin ndaj krizave, duke eksploruar mekanizmat e mundshëm për të zyrtarizuar rolin e korporatave dhe filantropive në ekosistemin e reagimit ndaj krizës, për të përmirësuar përdorimin e burimeve dhe rritur përpjekjet për reagim.

Është një hap i parë, por ne besojmë, i guximshëm për të shfaqur ekspertizën e sektorit publik në trajtimin e krizave komplekse dhe për të krijuar zgjidhje më gjithëpërfshirëse, fleksible dhe efektive për t’iu përgjigjur siç duhet nevojave në rritje./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.