Presidencialet në SHBA, Trump refuzon të marrë pjesë në debatet e Partisë Republikane

Donald Trump konfirmon se nuk do të marrë pjesë në debatet presidenciale republikane me rivalët e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti tha se një sondazh i fundit tregoi se ai kishte numra “legjendar” përpara kandidatëve të tjerë për të qenë kandidati i partisë së vjetër për zgjedhjet e vitit 2024. “Publiku e […]

Gusht 21, 2023 - 09:34
 0
Presidencialet në SHBA, Trump refuzon të marrë pjesë në debatet e Partisë Republikane

Donald Trump konfirmon se nuk do të marrë pjesë në debatet presidenciale republikane me rivalët e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti tha se një sondazh i fundit tregoi se ai kishte numra “legjendar” përpara kandidatëve të tjerë për të qenë kandidati i partisë së vjetër për zgjedhjet e vitit 2024.

“Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur”, shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social.

Debati i parë presidencial republikan do të mbahet më 23 gusht. Ndërsa më pas do të ketë edhe të tjerë. Votimi për zgjedhjet primare brenda partisë Republikane nis në shtetin e Ajouas më 15 janar të 2024-ës.

Sondazhet kanë treguar vazhdimisht se Trump, i cili përballet me një sërë akuzash penale, është favoriti për të fituar nominimin brenda republikanëve.

Ish presidenti amerikan i ka cilësuar proceset gjyqësore të ngritura kundër tij një “gjueti shtrigash”, sipas tij me qëllimin për të penguar kandidimin e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.