Presidenti Begaj dekreton emërimin e 7 ambasadorëve të rinj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi këtë të enjte lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë. Bëhte me dije se Ambasador në Republikën e Kosovës është emëruar aktori i njohur Petrit Malaj. Ish-zv.drejtori i SHISH Oljan Kanushi, është caktuar ambasador i Republikës së Shqipërisë në Slloveni, duke zëvendësuar në këtë post Pëllumb Qazimin, […]

Shtator 14, 2023 - 13:15
 0
Presidenti Begaj dekreton emërimin e 7 ambasadorëve të rinj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi këtë të enjte lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë.

Bëhte me dije se Ambasador në Republikën e Kosovës është emëruar aktori i njohur Petrit Malaj.

Ish-zv.drejtori i SHISH Oljan Kanushi, është caktuar ambasador i Republikës së Shqipërisë në Slloveni, duke zëvendësuar në këtë post Pëllumb Qazimin, i cili është liruar nga detyra.

Sakaq, Saimir Bala është liruar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Shtetin e Kuvajt dhe Irak dhe në vend të tij është emëruar Ilir Hysa.

Ilirian Kuka është liruar nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë. Në këtë ambasadë është emëruar në detyrë Ilir Tepelena, i cili më herët ishte ambasador në Rumani.

Në ambasadën e Rumanisë është caktuar ambasadore Enkeleda Mërkuri, e cila më herët ishte ambasadore e Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë.

Elida Petoshati është liruar nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, dhe në vend të saj është emëruar Sokol Dedja.

Presidenti Begaj ka dekretuar gjithahstu lirimin e Shpresa Kuretas nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, Estonisë, Letonisë,  Lituanisë dhe Ukrainës. Në vend të saj është emëruar Mimoza Halimi./f.s

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.