Presidenti i Autoritetit Palestinez shpall tre ditë zie për viktimat e sulmit në spitalin në Gazë: Ishte gjenocid

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, ka shpallur tre ditë zie për viktimat e sulmit ajror të izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, ku raportohet për qundra të vdekur. Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, presidenti urdhëroi gjithashtu që flamujt të valëviten në gjysmështizë për viktimat e “agresionit izraelit në spitalin al-Ahli […]

Tetor 17, 2023 - 21:45
 0
Presidenti i Autoritetit Palestinez shpall tre ditë zie për viktimat e sulmit në spitalin në Gazë: Ishte gjenocid

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, ka shpallur tre ditë zie për viktimat e sulmit ajror të izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, ku raportohet për qundra të vdekur.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, presidenti urdhëroi gjithashtu që flamujt të valëviten në gjysmështizë për viktimat e “agresionit izraelit në spitalin al-Ahli dhe për të gjithë njerëzit e vrarë nga okupimi”, shkruan CNN.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, mësohet se Spitali po strehonte mijëra njerëz të zhvendosur nga Gaza, ndërsa njoftoi se të paktën 500 persona janë vrarë.

Hamasi lëshoi ​​një deklaratë për sulmin, duke e quajtur atë një “gjenocid”.

“Masakra e Spitalit Al-Ahli në zemër të Rripit të Gazës është një gjenocid. Mjaft heshtje ndaj agresionit dhe pamaturisë së okupimit”, thuhet në deklaratë.

Shumë spitale në Qytetin Gaza janë shndërruar në kampe refugjatësh për qindra njerëz, të cilët shpresojnë se Izraeli do t’i kursejë nga bombardimet, pasi i kishte urdhëruar të gjithë banorët e këtij qyteti dhe zonave përreth të largoheshin në drejtim të pjesës jugore të Rripit të Gazës.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.