Presidenti i La Ligës: Mbappe do të luajë te Real Madrid sezonin e ardhshëm

Mjaft optimist deri në shkallën e sigurisë, u shfaq presidenti i La Ligës në deklaratat e tij në lidhje me përfundimin e çështjes

Prill 5, 2024 - 11:20
 0
Presidenti i La Ligës: Mbappe do të luajë te Real Madrid sezonin e ardhshëm

Mjaft optimist deri në shkallën e sigurisë, u shfaq presidenti i La Ligës në deklaratat e tij në lidhje me përfundimin e çështjes së blerjes së Kylian Mbappe nga Real Madrid.

Javier Tebas ishte i pranishëm në Universitetin e San Pablos dhe ndër të gjitha ato që u përmendën ishte edhe mundësia e blerjes së asit francez nga madrilenët.

“Unë kam thënë tashmë 99.9% se Mbappe do të luajë për Real Madrid”, tha ai.

“Për shkak të kushteve nën kontrollin financiar dhe rregulloret e Fair Play, asnjë klub i Premierligës nuk do ta marrë atë dhe i vetmi klub që ka mbetur në botë është Real Madrid. Prandaj, Mbappe do të jetë në Real Madrid vitin e ardhshëm”, u shpreh Tebas. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.