Presidenti i Partizanit falënderon Murinjon: Dha leksion për sportivitetin dhe respektin

Presidenti i Partizanit Gaz Demi ne emer te klubit te tij ka falënderuar Romën për ndeshjen miqësore që skuadra italiane zhvilloi në Titanë ndaj kryeqytetasve. Një falënderim që shkonte për klubin italian, e mbi të gjitha për trajnerin Murinjo, duke kujtuar edhe episodin e veçantë të pjesës së dytë, kur ai largoi një lojtar nga […]

Gusht 13, 2023 - 17:53
 0
Presidenti i Partizanit falënderon Murinjon: Dha leksion për sportivitetin dhe respektin

Presidenti i Partizanit Gaz Demi ne emer te klubit te tij ka falënderuar Romën për ndeshjen miqësore që skuadra italiane zhvilloi në Titanë ndaj kryeqytetasve.

Një falënderim që shkonte për klubin italian, e mbi të gjitha për trajnerin Murinjo, duke kujtuar edhe episodin e veçantë të pjesës së dytë, kur ai largoi një lojtar nga fusha duke bërë që ndeshja të luhej 10 kundër 10 pas dëmtimit të Prekës.

“Faleminderit Roma. Faleminderit mister Murinjo. Një falënderim i madh për të gjithë klubin e Romës për ndeshjen e mbrëmshme. Ishte një kënaqësi që ju mirëpritëm përsëri në Tiranë, në një tjetër natë speciale për qytetin tonë.

Një falënderim special për mister Murinjon, për leksionin e tij mbi sportivitetin dhe respektin”, shkruhej në mesazhin e Partizanit, që mbante poshtë emrat e presidentit Demi, drejtorit Rama dhe trajnerit Zekiç.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.