Presidenti iranian: Vendet perëndimore po mbështesin gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës

Presidenti Iranian, Ebrahim Raisi i konsideroi si gjenocid sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës. Ai deklaroi se ky gjeonic po mbështetet nga

Dhjetor 7, 2023 - 17:38
 0
Presidenti iranian: Vendet perëndimore po mbështesin gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës

Presidenti Iranian, Ebrahim Raisi i konsideroi si gjenocid sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës. Ai deklaroi se ky gjeonic po mbështetet nga vendet perëndimore, duke iu referuar bombardimeve ndaj enklavës së rrethuar palestineze.

 

Duke folur gjatë një vizite në Moskë, Raisi tha se ishte e nevojshme që bombardimet të ndaleshin sa më shpejt të ishte e mundur. Ai shtoi se ndihet i keqardhur që organizatat ndërkombëtare nuk kanë qenë efektive në ndalimin e dhunës.

 

Irani ka qenë një nga sponsorët kryesorë të Hamasit gjatë viteve, duke ofruar ndihmë financiare, si dhe raketa dhe armë të tjera për grupin palestinez.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka dyshime se Irani ishte përfshirë dhe i dha “dritën jeshile” sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, megjithëse Teherani i ka mohuar këto akuza.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.